19:15 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Ministrat e LDK-së s’i shkuan në mbledhje, Kurti: Për besë s’di pse s’kanë ardhë!

Sot qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin ka mbajtur një mbledhje, derisa ajo që u vërejt ishte se mungonin ministrat e Lidhjes Demokratike në Kosovë.

Pas kësaj mbledhje, kryeministri Kurti u pyet nga gazetarët rreth kësaj mungese, por i njëjti tha se nuk e ka idenë se pse ata munguan, transmeton Indeksonline.

“Për besë s’e di pse s’kanë ardhë. Mendoj që është dashur të jenë, ata janë ministra në detyrë, nuk besoj se s’duhet të përgjigjem unë për ta”, tha Kurti.

Në këtë mbledhje u vendos që nga nesër të nis edhe Faza e Tretë me masa lehtësuese që janë vendosur në luftën ndaj pandemisë COVID19./Indeksonline