13:39 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministri Berisha konfirmon lirimin e dy pjesëtarëve të FSK-së të arrestuar nga Serbia

Dy pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës  nga radhët e komunitetit serb të arrestuar nga Serbia, të premten janë liruar.

Lirimin e tyre e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.

Ai ka bërë të ditur se lirimi i tyre është bërë dje në orët e mëngjesit.

“Po, dy pjesëtarët e FSK-së, janë liruar dje në orët e mëngjesit ”, ka thënë shkurt Berisha për “Indeksonline”.

Kësisoj, rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i këtij insitucioni, Ibrahim Shala i cili ka thënë se dy pjesëtarët kanë qenë të ndaluar nga shteti i Serbisë dhe janë liruar mëngjesin e së premtës.

Ndryshe, arrestimi i pjesëtarëve të FSK-së nga ana e Serbisë nuk është rasti i  vetëm. Pjesëtarët e Policisë serbe vite më parë kishin arrestuar edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kufirin Kosovë- Serbi./Indeksonline/