75 Mall Live Search
09:10 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri Berisha takohet me zyrtarin e lartë kanadez

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ,Rrustem Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë, është takuar me Kryetarin e Grupit Parlamentar Kanada-Asamble Parlamentare e NATO-së, z. Borys Wrzesnewskyj, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Kanadasë në proceset nëpër të cilat po kalon FSK-ja dhe Kosova.

Ministri Berisha e falënderoj mikun kanadez për mbështetjen e tij që po i jep Kosovës në cilësinë e Nën-Kryetarit të Grupit Parlamentar Kanada-Kosovë. Të bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve.