11:00 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nga tani, Rrustem Berisha është Ministër i Mbrojtjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar 11 amendamentet e Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në fund deputetët votuan tekstin në tërësi të këtij projektligji, i cili mori 106 vota për dhe një abstenim. Nga sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, me votimin e këtij projektligji do të jetë ministër i Mbrojtjes.