09:44 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Ministri britanik: 4,000 variante Covid-19 në të gjithë botën

Ka rreth 4,000 variante të virusit që shkakton Covid-19 në të gjithë botën tani kështu që të gjithë prodhuesit e vaksinave duke përfshirë Pfizer Inc dhe AstraZeneca Plc po përpiqen të përmirësojnë vaksinat e tyre, tha një ministër britanik, shkruan The Guardian, transmeton IndeksOnline.

Ministri i vendosjes së vaksinave Nadhim Zahawi i tha Sky:

S’është e pëlqyeshme që vaksina aktuale nuk do të jetë efektive në variantet qoftë në Kent apo në variante të tjera, veçanërisht kur bëhet fjalë për sëmundje të rëndë dhe shtrim në spital.

Të gjithë prodhuesit, Pfizer-Biontech, Moderna, Oxford-AstraZeneca dhe të tjerët po shikojnë se si mund të përmirësojnë vaksinën e tyre për t’u siguruar që ne jemi gati për çdo variant – ka rreth 4,000 variante në të gjithë botën e Covid tani./IndeksOnline/