22:20 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ministri britanik kujton luftën dhe ndërhyjen e NATO-s në Kosovë: Duhet të ketë drejtësi për viktimat dhe të mbijetuarit!

Ministri i Britanisë së Madhe për Evropën, Sir Alan Duncan, mbajti një fjalim në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër për të shënuar 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe përfundimin e konfliktit në Kosovë.

Ai këtë vit e quan moment historik, teksa tha se NATO duhet të ndërhynte për ndihmuar popullin kosovar për ta shpëtuar nga vuajta që po kalonte. Duke kujtuar të gjithë ata që u flijuar për liri. 

Shkëlqesi, zonja dhe zotërinj, është një nder të bashkohem me shumë miq të Kosovës për të shënuar një moment historik kaq të rëndësishëm.

Pak më shumë se njëzet vjet më parë, në atë që është sot shteti i pavarur i Kosovës, më shumë se një milion europianët tanë u kapën në një konflikt të tmerrshëm. Vuajtja njerëzore ishte e një lloji, dhe në një shkallë, ne të gjithë shpresonim se kurrë nuk do të shihej më në këtë kontinent. Katastrofa humanitare ishte aq e dukshme, së bashku me dështimin e përpjekjeve intensive diplomatike, nënkuptonte që NATO thjesht duhej të ndërhynte.

Veprimi i tyre pa dyshim i shpëtoi jetët, dhe për këtë jemi mirënjohës. Megjithatë, ne kujtojmë të gjithë ata që kanë vdekur, në të dy anët e konfliktit. Familjet dhe miqtë e tyre janë në mendimet tona sot”, është shprehur ministri britanik, përcjellë Indeksonline.

Ai tutja ka shtuar se kujtojnë dhe falendërojnë gjithë ushtarakët dhe gratë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera të NATO-s të cilët kanë shërbyer në Kosovë me gjithë katërmbëdhjetë ushtarët britanikë që dhanë jetën e tyre në rrugën e paqes.

Për hir të tyre dhe për hir të të gjitha jetëve të pafajshme të humbura dhe shumë të tjerëve të prekur drejtpërdrejt nga konflikti, duhet të shohim të ardhmen dhe të përfundojmë punën që filloi me çlirimin e Kosovës. Ne duhet të luftojmë për drejtësi për të gjitha viktimat, të vazhdojmë pajtimin dhe të forcojmë paqen dhe stabilitetin në Kosovë në të gjithë rajonin. Ndërsa Kosova vazhdon të trajtojë trashëgiminë e së kaluarës, përparimi është duke u bërë. Është inkurajuese që deri më tani, 384 burra dhe gra janë njohur zyrtarisht si të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt.

Është gjithashtu e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë të punojnë së bashku për identifikimin e fatit të personave të zhdukur. Çështje thelbësore, që pajtimi të jetë i mundur dhe që Kosova të ecë përpara, duhet të ketë drejtësi për viktimat dhe të mbijetuarit”, ka shtuar ai.

Duncan ka theksuar se Britania e Madhe, si një nga miqtë e shumtë të Kosovës, është e gatshme të ndihmojë Kosovën të forcojë sundimin e ligjit dhe t’i mbajë autorët e krimit.

Marrëdhënia e Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën është një miqësi e vërtetë dhe e qëndrueshme. Miqtë përkrahin njëri-tjetrin, dhe ne jemi të ndershëm me njëri-tjetrin, edhe kur e vërteta është e vështirë. Është në atë frymë miqësie të sinqertë që them këtë:

Ngjarjet përkujtimore në Prishtinë javën e shkuar, me të drejtë, bartën refrenin “për lirinë tonë”, për të kujtuar ata që pësuan, luftuan dhe vdiqën për ta siguruar atë liri.

Megjithatë, është një refren që na kujton gjithashtu se tani është koha për popullin dhe qeverinë e Kosovës që plotësisht të formësojë lirinë e tyre. Liderët e Kosovës duhet të angazhohen përsëri në sundimin e ligjit dhe të ndërtojnë një demokraci të qëndrueshme – të lirë nga korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar. Kjo është mënyra më e mirë për të krijuar vende pune për të rinjtë dhe për të ushqyer një shoqëri ku çdo qytetar nuk është i mbrojtur vetëm me ligj, por është i mirëpritur dhe vlerësuar”.

Ai përmendi se edhe nga përvoja e tyre në Britani të Madhe nuk është e lehtë që të gjitha grupet dhe  etnicitetet të ndihen të integruar,por që duhet përpjekje për  një vizion të përbashkët për të gjithë njerëzit qënjë shoqëri të jëtë më e fortë dhe më e aftë për të arritur potencialin e saj të plotë.

Pra, sot, ndërsa e festojmë lirinë e fituar nga Kosova dhe përkujtojmë jetën e humbur në të gjitha anët 20 vjet më parë, ne përgëzojmë popullin e Kosovës për progresin që kanë bërë dhe i nxisim ata që të përpiqen për vizionin e përbashkët për vendin e tyre .Ndërsa ata e bëjnë këtë dhe Kosova vazhdon përpjekjet e saj për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, të begatë dhe multietnik, ata mund të vazhdojnë të mbështeten në mbështetjen e përkushtuar të Mbretërisë së Bashkuar”, përfundon Ministri i Britanisë së Madhe për Evropën./Indeksonline/