21:00 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020

Ministri Cakaj numëron arsyet pse u largua nga Vetëvendosje dhe a e provokoi Kurtin për flamurin

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka qëndruar sot në Kosovë. Në takimet e shumta që pati Cakaj, ai takoi edhe kryeministrin e vendit Albin Kurti.

Cakaj është deklaruar lidhur me faktin se Kurti kohë më parë pati komente negative për Cakajn kur edhe flitej se do të merrte post udhëheqës në qeverinë e Shqipërisë.

Cakaj tha se nuk është interpret e as nuk ka pse t’i komentojë mendimet e Kurtit.

“Jap llogari për vendimet dhe veprimet e mija. Nuk e provokova aspak as për flamurin dhe ndoshta një argument që nuk e kam provokuar është mënyra se si jam sillur në vijueshmëri ndaj vendimeve të Kurtit dhe VV-së në për gjithësi. Nuk jam kundërpërgjigjur asnjëherë e as në akuzat që kanë bërë vazhdimisht, përveç se kam sqaruar  çështjet që ata kanë ngritur.Janë tre gjëra: Në kulturën time personale është ti drejtohem njerëzve me shprehjet, zonjë e zotërinj e dashur dhe e dashur t’i falënderojë me buzëqeshje dh të shprehë mirënjohje me zemër. Nuk bëj akuza publike e as polemika. Fjala e thënë publikisht implikon një përgjegjësi të caktuar dhe nuk më takon të bëjë akuza në baza personale. Atyre që u thonë tradhtarë të kombit, e punëtorë të Serbisë bëhej akuza në çfarëdo lloji unë nuk i ndryshoj qëndrimet e mija në bazë të politikave sepse ajo zgjatë më shumë se një mandat e jeta ka më tepër se një sfidë e një problem. Nga pozicioni që kam në Shqipëri nuk më takon të diskutojë për qëndrimet e akterëve të ndryshëm politik në Kosovë”, tha Cakaj në Dukagjin, shkruan Indeksonline.

Ai tutje shtoi se veprimet që ka ndërmarrë qe një vit janë dashur të përshëndeten nga Vetëvendosje.

“Shumë nga qëllimet që i kemi arritur kanë qenë edhe pikënisje nga VV-ja dhe besoj se duhet duartrokitur nga ata.VV ka ndjekur ideologji të ngjashme deri sot dhe çështjet e tilla duhet t’i përshëndesin. Ajo çka duhet shmangur janë konfrontimet publike dhe vizita ime këtu ka vlerë të dyfishtë, është faktori kohor pasi vi sapo është formuar Qeveria e re dhe po shfaq mbështetjen e pakushtëzuar ndaj qeverisë së Kosovës nga Shqipëria. E dyta lidhet me disa projekte, e para është çelja e ambasadave të përbashkëta dhe krijimi i një programi politik ku Shqipëria do të përfshihet në çështjen e njohjes së Kosovës duke marrë në përgjithësi ministrinë e Punëve të Jashtme. Ndaj përtej qëndrimeve që kemi si individë, mbajmë poste publike dhe përgjegjësitë institucionale që kemi se mbase jemi dy shtete, por përfaqësojmë një komb”, shtoi ai.

Madje Cakaj komentoi edhe kohën sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ku tha se ai hyri në të në qershor të vitit 2006 dhe u largua në fillim të 2008.

“Në qershor 2006 dhe jam larguar në fillim të 2008 pak muaj para shpalljes së pavarësisë, isha 15 vjec kur jam anëtarësuar dhe jam larguar pa i bërë 18 vjet. Kur përmendet angazhimi im aty ka një prirje për të ekzagjeruar rëndësinë time në Lëvizje, por unë nuk distancohem nga angazhimi në VV sepse gjithçka që kamë bërë e kam bërë me zëmër dhe me mendje që kam pasur atëherë. Me kohë jam pjekur si personalitet dhe pamjet e mija kanë evoluar me kohën. Nuk është se jam peng i asaj kohe. Unë s’kam pasur si ta ndajë VV-në sepse jam larguar nga 2008, pra kjo është akuzë e pavend. Nuk jam përgjegjës për imagjinatën e shfrenuar të askujt. Nuk kam mundur as ta ndajë as ta bashkojë, as ta sjell në qeveri. Kjo është një çështje që s’ka lidhje me të vërtetë. Ajo që më shqetëson është se në Kosovë ashtu si në Shqipëri po rritet një prirje që të vërtetat publike e diskutimin e bazuar në fakte ta zëvendësojnë në thashetheme”, theksoi Cakaj.

Cakaj tregoi edhe arsyet që asokohe quan në largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Refuzimi i tyre kategorik për marrëveshjen e Rambujesë në atë kohë, atëherë ishte diskursi dhe kishte peshë themelore. Kam ruajtur bindjen se nënshkrimi i asaj marrëveshje ka qenë i domosdoshëm. Ishte ajo se si e shihnim planin e Ahtisarit. Kam konsideruar se nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër politike e diplomatike për të siguruar njohjen e Kosovës. Pakon e Athiarit nuk e kam konsideruar si të mirë, por të pashmangshme dhe të patjetërsueshme të pavarësisë së Kosovës. Arsyeja e tretë ishte sjellja e VV-së karshi pavarësisë së Kosovës, ishte një hap përpara e tri prapa kurse për mua ishte hap historik. Në atë kohë ishin pikëpamjet politike që na kanë ndarë”, shtoi Cakaj./Indeksonline/