15:49 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / B O

Ministri Damka priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl


Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, sot më datë 27 Qershor 2022 realizoi takim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë z. Jens Erik Grondahl.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal. Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

Ministri Damka, e njoftoj z. Jens Erik Grondahl për fillimin e plotësimit të kornizës ligjore për zhvillim rajonal, dhe njëherit kërkoi nga Ambasada Norvegjeze mbështetje për avancimin e mëtejshëm të kësaj kornize.
z. Jens Erik Grondahl, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë falënderoi ministrin z.Damka për mikpritjen dhe shkëmbimin e informacioneve dhe shprehi gatishmërinë që të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e bashkëpunimit socio – ekonomik.

Ministri z. Damka , falënderoi z. Jens Erik Grondahl për vizitën dhe shprehi mirënjohjen për investimet norvegjeze në Kosovë ndër vite, të cilat kanë ndihmuar zhvillimin në vendin tone, tutje ministri shtoi që do të vazhdojë të angazhohet në thellimin e raporteve bilaterale me ambasadat e huaja për të shtyrë përpara projekte e rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës.