12:00 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ministri Gashi me bashkëshorten Jehonën me takime të rëndësishme në Austri

Ministri i Diasporës, njëherit zëvëndëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi po zhvillon takime të rëndësishme në Austri. Kësaj radhe ai ishte bashkë me gruan e tij, Jehonën ku kishte takime me qëllim të forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve.

“Austria eshte shtet mik i Kosoves, por edhe miqesite kane nevoje te mire-mbahen. Patem nderin qe bashke me gruan Jehonen, kete jave te jemi mysafir i Republikes se Austrise, me nje program te ngjeshur me fokus forcimin e marredhenieve ekonomike te te dyja vendeve.

Takuam edhe perfaqesues nga 18 shtete tjera te botes, shumica shtete qe nuk kane njohur Pavaresine e Kosoves. Sic u permend, edhe Jehona ishte zyrarisht e ftuar, dhe sic e shihni ne njeren foto duke biseduar me kryetarin e qytetit te Graz’it z. Siegfried Nagl dhe ambasadorin Johann Brieger dhe tjetren duke marre pjese ne nje ceremoni, ne sallen e kuvendit te qytetit te Grazit, se bashku me perfaqesueset e Rusise dhe Gjeorgjise, shtete qe ende se kane njofte Kosoven.
Kujtojme, qe Universiteti i Graz’it i ka hapur dyert per qindra studente kosovar, ku keta te fundit na kane perfaqesuar dinjitetshem!
Me erdh mire, qe ne kete delegacion ishte edhe nje artist i zoti ne punen e vet dhe jo konformist, Jeton Neziraj i cili u perkujdes per forcimin e marredhenieve kulturore. Pra u perkujdesem qe edhe dy deficite te medha te prezantimit tone jashte te zbuten: barazia gjinore dhe kultura” shkruan Gashi në Facebook.