14:04 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Ministri gjerman propozon gjobë për prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët

Gjobë deri në 2 500 euro për prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët e moshës shkollore kundër fruthit, duke pasur parasysh se kjo është një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht vdekjeprurëse, është propozimi i ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, në një intervistë me gazetën më të shitur gjermane, ”Bild”.

”Do të kërkojmë vendosjen e gjobave për prindërit e fëmijëve të pavaksinuar”, tha Spahn, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

Ministri shpjegon se fëmijët e pavaksinuar ndaj fruthit duhet të pengohen nga qasja në mjediset e fëmijëve të tjerë për t’i mbrojtur ata që janë shumë të vegjël.