22:30 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Ministri Hasani: Taksa e vendosur në “Rrugën e Kombit” është e lartë

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës që kanë brenda vendit dhe problemet me eksport në vendet e rajonit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë në emisionin “Përballje”, ka thënë se kjo ministri është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendor.

Ministri i Tregtisë Bajram Hasani, duke komentuar taksën e vendosur në autostradën e Shqipërisë dhe sa kjo mund të ndikojë tek bizneset e prodhuesit e dhe se taksa e rrugës në autostradën e kombit e prek edhe prodhuesit e Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Jemi kundër taksave të larta, ne jemi dakord për një taksë se ajo duhet të mirëmbajë rrugën mirëpo jo taksë e lartë…Pra shteti shqiptar është dashtë me pas kujdes. Na duhet ndoshta edhe autostradës tonë duhet ti vendosim taksë sepse duhet të mirëmbahet por jo taksa të larta” ka deklaruar Hasani.

Ministri Hasani ka thënë se Kosova është shumë e gatshme për të hapur tregun me Shqipërinë por nuk ka gatishmëri.

” Ka deklarime por nuk veprime konkrete” ka thënë Hasani.

Nga 15 prilli i këtij viti, çdo kosovarë që shkon në Shqipëri me veturë duhet të paguaj 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11 euro, kamionët e mesëm 16 euro e ata të rëndë 22 euro.

Duke folur për problemet e prodhuesve të Kosovës ministri i Tregtisë dhe Industrisë  ka thënë se kjo ministri  është duke krijuar lehtësira dhe masa mbrojtëse për prodhuesit vendorë.

“Unë si ministër edhe si ministri kam me punu shumë, dhe jam fokusi që t’ju ndihmohet prodhuesve vendorë, jemi duke punu me lehtësira që mbështet prodhimet edhe kam me i përdorë të gjitha mekanizmat”…

Sipas, Hasanit nëse mbështeten prodhuesit vendorë do të rritet edhe puna edhe zhvillimi edhe eksporti i Kosovës.