20:52 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Ministri holandez mesazh shqiptarëve: Mos ejani se do ta pësoni

Qeveria holandeze i është drejtuar me një mesazh të qartë të gjithë atyre shqiptarëve që kanë ndërmend të emigrojnë në vendet e Evropës në mënyrë të paligjshme.

Përmes një fushate kundër emigracionit, Ministri i shtetit për drejtësinë dhe sigurinë Mar Harbers ka dalë vetë në terren dhe i është drejtuar me një mesazh të gjithë emigrantëve, e në veçanti shqiptarëve që të mos “ta provojnë”, pasi do të kapen, do të humbin paratë e do të kthehen me avionin e parë drejt vendit të tyre.

Mesazhi është publikuar nga ambasada e Holandës në Tiranë dhe është një ndër rastet e rralla ku thirrjet kundër emigrimit ilegal bëhen në mënyrë të hapur dhe të “dedikuar” për shqiptarët.