18:00 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri i Arsimit kërkon rritje të bursave për studentë

Minstri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për të diskutuar për cështjen e bursave.

Ai ka thënë se shqetësimi i studentëve lidhur me zvogëlimin e bursave që është i bazuar.

Bytyqi thotë se shpreson që busat e studentëve do të rriten, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të dashur studentë,

E vlerësova si të nevojshme të ndaj me Ju edhe njëherë qëndrimin e MAShT dhe timin personal në lidhje me shqetësimin që është paraqitur nga ana Juaj rreth çështjes së bursave.

Ditë më parë kam pritur në takim Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” për të diskutuar po për këtë çështje.

Shqetësimi Juaj rreth bursave është plotësisht i bazuar, dhe për këtë kam kërkuar nga Këshilli Drejtues i UP’së, që bursat e studentëve të jenë më të larta, në mënyrë që të ofrojmë mundësi dhe kushte që studentët tanë të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë, dhe ky të jetë një motiv shtesë për këta studentë elitarë.

Çdo herë do të jem përkrahës i krijimit të kushteve sa më të mira për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në kategoritë elitare, dhe për këtë besoj që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues të UP’së, që pritet të mbahet nesër, kjo çështje të merr drejtimin e duhur dhe bursat e studentëve të rriten.