13:29 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ministri i Drejtësisë thotë se Serbia s’mund të vendos për Kosovën

Lëvizja “Fol” ka organizuar bashkëbisedim me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri ka folur rreth reformave ligjore në luftën kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Drejtësisë, tha se prioritet i tij do të jetë miratimi i legjislacionit që mundëson luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

Tahiri ka folur edhe për mos dekretimin e 42 gjyqtarëve dhe 19 prokurorëve serbë që do të punojnë në veri të vendit.

Ai tha ka pranuar se mos shkuarja e prokurorëve e gjykatësve tek presidentit Hashim Thaçi për betimi është argjend e shtetit serb, por sipas tij, Serbia nuk mundet me vendos për Kosovën.

“Shtetin e Serbisë nuk mundet me caktuar se çka bone Kosova. Ata kanë aplikuar në përputhje me ligjet e Kosovës në fuqi. Komunat e Mitrovicës se veriut do të kenë gjykatës.

Tahiri u shpreh i bindur se shumë shpejt do të ndodh betimi i prokurorëve e gjykatësve, duke shtuar se emblema e Kosovës nuk u ka penguar atyre, e tash në betim po i pengon

“Serbëve deri tash nuk iu ka pengu emblema e Kosovës, e tash në betim po i pengon. Kjo është agjendë e shtetit serb. Marrëveshja do të zbatohet pasi betimi është formalitet dhe se stafi civil administrativ tashmë janë rekrutuar”, ka sqaruar ai.