13:09 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministri i Financave të Serbisë takohet me Boler, delegacioni i SHBA-së arrin në Beograd në fund të muajit

Ministri i Financave të Serbisë, Siniša Mali u takua sot në Washington me drejtorin ekzekutiv të Korporatës Financiare të Zhvillimit Amerikan (DFC), Adam Boler.

Boler u prezantua me sukseset ekonomike të Serbisë dhe siç shkruajti Ministri Mali në llogarinë e tij në Instagram, ata diskutuan gjithashtu për projekte specifike brenda marrëveshjes ekonomike të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington.

Është rënë dakord që delegacioni i DFC të vizitojë Beogradin në fund të shtatorit, në mënyrë që zyra e tyre në Serbi të fillojë punën sa më shpejt të jetë e mundur./Indeksonline/