13:11 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ministri i FSK-së në takim me ambasadorin gjerman, ja çfarë u bisedua!

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), zotëri Rrustem Berisha, priti në takim ambasadorin fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, zotëri Christian Heldt.

Në takimin e përbashkët, ministri Berisha dhe ambasadori Heldt, biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe njëherësh konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen ndërmjet dy vendeve dhe dy ministrive përkatëse./AktivPress