09:08 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri i Jashtëm i Bosnjës: Nuk do ta njohim Kosovën

Ministri i Jashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Igor Crnadak , tha se shteti i tij nuk do të njohë Kosovën dhe se kjo nuk konsiderohet të ndodhë gjatë mandatit të udhëheqjes aktuale.

Në një intervistë për ‘Vecernje Novosti’ ai tha se problemi më i madh në mes marrëdhënieve të Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë janë politikanët boshnjakë, transmeton Indeksonline.

“Bosnja dhe Hercegovina nuk është në fokusin e Evropës në termin e eskalimit të konfliktit, por që në terma politik, përherë ka tension”, ka thënë Crnadak./Indeksonline/

Temat: