07:57 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri i Jashtëm i Hungarisë vjen në Kosovë, takohet me krerët e lartë

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó qëndron sot në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme ai pritet të ketë edhe takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në ora 12:00.

Në ora 15:50 ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Kurse takim bilateral do të ketë edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj./Indeksonline/