75 Mall Live Search
14:31 / E Diele, 14 Prill 2024 / Gj. Sh

Ministri i Jashtëm i Iranit: Ne njoftuam 72 orë më herët për sulmet

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian ka thënë se shtetet fqinje ishte të njoftuara për sulmet e Iranit ndaj Izrealit 72 orë më herët.

“Rreth 72 orë para operacioneve tona, ne informuam fqinjët tanë në rajon se përgjigja e Iranit kundër Izraelit ishte e sigurt, legjitime dhe e parevokueshme”, tha Amirabdollahian, shkruan BBC.

Ai gjithashtu tha se Irani informoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet kundër Izraelit.