07:16 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi po qëndron në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, po qëndron në vizitë zyrtare në Prishtinë.

Darmanoviq ka ardhur një ditë më parë në Prishtinë, ku ka qenë nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. 

Pacolli dhe Darmanoviq do të zhvillojnë sot takime zyrtare në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme: 

Agjenda:

08:50 – Arritja e delegacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme; 

09:00 – Takimi mes dy ministrave; 

09:15 – Takimi në mes delegacioneve zyrtare; 

09:50 – Ceremonia e nënshkrimit; 

10:00 – Konferenca e përbashkët për media e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq