16:45 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë konfirmon se u paralajmërua për cenim të sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtës së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se KFOR-i ka informuar se gjatë festave të Krishtlindjeve mund të ketë incidente në Zonën  e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës.

Sipas tij, tashmë në bazën ushtarake serbe është bërë e ditur që të kontrollohet seriozisht gjithçka dhe se duhet shmangur çdo incident të mundshëm.

“Fërkimi politik në mesin e shqiptarëve në Prishtinë dhe frika e tyre e krijimit të Gjykatës Speciale  është një faktor destabilizues, por kjo duhet të jetë përgjigje për komunitetin ndërkombëtarë”, ka thënë Vulin, transmeton Indeksonline.

Ai tha se pavarësisht të gjithave formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm dhe se nuk pranojnë që të ekzistojë forcë tjetër e armatosur përpos KFOR-it në Kosovë.

“Ne sot nuk duhet të mendojmë vetëm për veten tonë por dhe për ata që jetojnë në Kosovë, për ata që kanë humbur njerëzit e tyre dhe nuk ua dijnë varret”, ka shtuar ai.

Vulin gjithashtu ka shtuar se nuk do të lejojnë kurrë një dhunë e ngjashme të përsëritet.

Ndryshe është pikërisht Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerali Ljubisha Dikoviq, që tha se morën informacione nga KFOR-i se në prag të festave se në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në territorin e Kosovës mund të ketë cenim të sigurisë./Indeksonline/

Shefi i Ushtrisë Serbe: KFOR-i na ka paralajmëruar për cenim të sigurisë në Kosovë