09:08 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / AR

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë vazhdon të viktimizohet, edhe pse sulmuan brutalisht ushtarët e NATO-s!

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq tha sot se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme, siç thotë ai “për shkak të vendimeve të njëanshme, të paligjshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

I pyetur se cili është rreziku aktual i sigurisë në veri të Kosovës, ministri i Mbrojtjes tha për RTS se ai është “i madh, ndoshta më i madhi i mundshëm”, transmeton Indeksonline.

“Nëse mund ta renditim në këtë mënyrë, duke pasur parasysh jo vetëm atë që ndodhi dy ditët e kaluara, veçanërisht të hënën, por gjithçka që ndodhi javë e muaj më parë, për të cilat paralajmëroi Serbia zyrtare, Presidenti i Republikës ka biseduar edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe e informoi opinionin në Serbi për skenarin e mundshëm dhe, për fat të keq, ashtu ndodhi”, tha Vuçeviq.

Kujtojmë që huliganët serbë kanë sulmuar ushtarët e NATO-s në Zveçan, derisa numri i të lënduarve ka shkuar në 30.