75 Mall Live Search
12:07 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ministri i parë kosovar që e uron Shaqirin për kalimin në Liverpool

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili e ka përgëzuar Xherdan Shaqirin për suksesin e radhës në karrierë, kalimin te Liverpooli. Ismaili e ka quajtur Shaqën si njëri nga futbollistët më punëtor në botë.

“Xherdan Shaqiri është një prej futbollistëve më punëtor në botë. Ai e meriton secilin sukses që i ndodhë. Përveç familjes, ai na ka bërë edhe neve krenar vazhdimisht me paraqitjet e tij. Është modeli dhe fytyra e vërtetë e diasporës tonë. Pas një paraqitje fantastike në kampionatin botërorë, tani është radha që ai t’i sjellë titullin e munguar prej vitesh Liverpoolit.
Suksese Xherdan” shkruan ministri në Facebook./Indeksonline/