Ministri i Punëve të Jashtme, Pacolli, flet për “tërheqjen” e njohjeve të Kosovës
Zv/kryeministri si dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar për deklaratën e Ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka deklaruar se Guinea ka tërhequr njohjen e Kosovës si dhe pritet që edhe 14 vende të tjera të bëjnë këtë.
Sipas Pacollit, deklarata e Daçiq-it që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikës që ai përfaqëson-Destruktivitet, shkatërrim, rrënim, transmeton Indeksonline.
Sipas tij paralajmërimet e Daçiq për tërheqje të njohjve janë thjeshtë përpjekje Don Kishoteske.
Ky është postimi i plotë:
Deklarata e Daçiqit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes qê ai përfaqëson – Destruktivitet, shkatërrim, rrënim.
Pra kjo është ajo që përfaqëson Dacic. Ne në Kosovë do të jemi gjithmonë konstruktiv dhe do të ndërtojmë. Shkatërrimi është karakteristikë e të frustruarve të skajshëm.
Ne nuk jemi fajtor që një botë e tërë janë kundër Dacicit dhe politikes se Serbisë. E sa i përket paralajmërimeve të Dacicit për terheqjen e njohjeve ato janë thjesht përpjekje Don Kishoteske.
Këto përpjekje të Don Kishotit ballkanas, rezultojnë qesharake edhe kur ai prezenton “notën verbale” të Guinesë Bissau, e cila në fund të tekstit zotohet dhe rikonfirmon respektin që ka për Ministrinë e Jashtme dhe Republikën e Kosovës.
Sa i vogël je Ivica Dacic… Po më zhgënjen çdo ditë e më shumë…..!