15:13 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / LB

Ministri i Shëndetësisë flet pas mbledhjes se Komitetit, tregon për të rejat e fundit lidhur me masat

Komiteti për menaxhim të pandemisë rekomandon lehtësimin e masave antiCOVID-19

Pas mbledhjes së Komitetit për menaxhim të pandemisë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se kanë rekomanduar lehtësim të masave antiCOVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Latifi tha se për shkak të situatës pandmike janë krijuar kushtet për lirim të masave.

Ai tha se ora policore është zhvendosur në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomia lejohen deri në orën 23:00.

Për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të nevojiten dy doza të vaksinës apo nëse kanë një dozë nevojitet testI PCR.

Ministri Latifi tha se nëse është e nevojshme mund të ketë përsëri shtrëngim të masave.