11:28 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministri i Shëndetësisë i Zelandës jep dorëheqjen: Kam dështuar me koronavirusin, jam idiot!

Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re, David Clark, dha dorëheqjen sot nga posti që mbante që një kohë. Clarku ka dalë në konferencë shtypi ku ka pranuar dështimet e tij, duke dhënë dorëheqjen.

Madje, Clarku e ka përshkruar veten si një idiot, shkruan Indeksonline.

“Unë kam shkelur masat e karantinës dhe jam idiot për këtë. Nuk kam përmbushur obligimet e mia të punës. Fajin për dështim e ka edhe Ashley Bloomfieldi për lëshimet që ka bërë në kufi. E di që qytetarët janë të zemëruar dhe për këtë jap dorëheqjen. Jam munduar ta jepja tërë enërgjinë time, por kam dështuar”, ka thënë Clarku.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka pranuar dorëheqjen e tij.

“Ishte thëlbësore që menaxhimi ynë shëndetësor të ketë besimin e publikut. Chris Hipkinsi, do të jetë ministër i ri i Shëndetësisë. Kaq mund të them tani”, ka deklaruar kryeministrja Ardern./Indeksonline/