16:38 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Ismaili nënshkruan memorandum për luftimin e korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me krerët e Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Ministrisë së Shëndetësisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit, me qëllim të rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes së mirë në procesin e prokurimit.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, është fuqizuar lufta ndaj korrupsionit.

“Së bashku me Ambasadën Britanike dhe Institutin Demokratik të Kosovës, fuqizuam luftën tonë ndaj korrupsionit. Sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për monitorimin e kontratave me interes në Prokurimin Publik.

Si pasojë e korrupsionit dhe kontratave të fryra, qytetarët tanë kanë pasur më pak shërbime shëndetësore dhe më pak barna në të kaluarën. Sot kemi ndryshuar këtë situatë, por së bashku me partnerë të tjerë, ne do të jemi edhe më të fortë në luftimin e korrupsionit dhe ruajtjes së parasë publike”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook.

Temat: