15:11 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ismaili: Ua kam prish bizneset disave, por Kosovën Holandë s’mund ta bëj

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka raportuar para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, për gjendjen në sektorin që ai udhëheq.

Ismaili, i cili para komisionit ka folur për furnizim me barna nga lista esenciale, procesin revidimit të listës esenciale të barnave, funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe vonesat në procedimin e Projektligjeve, tha se nuk janë aty ku kanë synim dhe duan, por gjendja në sektorin e shëndetësisë është përmirësuar dukshëm.

“ Me shumë njerëz e kemi shty me gjoks, për me arrit në këtë pozicion ku jemi sot. Konsideroj që ne të gjithë mund te jemi pak me kokëlartëdhe pak më krenar, për faktin që kemi arrit me vnu një model të ri të qeverisjes në MSH. A kemi ende problem, Ppo. Po ashtu kemi problem dhe me zinxhir furnizues brenda spitaleve. Unë i kam vizituar barnatoret. Kam dërgu me u bë fotografitë. Aty e kemi një gjendje katrahure të vërtetë në barnatore brenda në QKUK. Barnatore që kanë nëpër klinika. Pra e kemi një gjendje tepër tepër të rëndë dhe të cilën kemi filluar një projekt për t’i rehabilutu ato dhe me kriju barnatore në reparte aty ku pacienti ka nevojë për to. Kemi ankesa ku bari ekziston dhe pacienti kthehet thuhet jo bari nuk është në klinikë. Kemi filluar një ide të re që para secilit repart të vendosim një listë të barnat që i financon shteti i Kosovës, që qytetari kur të del jashtë nëse dikush ia ka shkrujt një bari ta sheh në listë a ekziston ky bari në atë repart apo është dërguar me ble. E kemi pasur një situatë të tillë e cila po përmirësohet. Ende nuk është aty ku duam, por është në përmirësim shumë të madh. Drastik në atë që e kemi gjetur”, tha ministri Ismaili.

Por ishte kryetarja e komisionit Besa Baftiu, e cila tha se sektori i shëndetësisë ka probleme të shumta, duke filluar nga furnizimi me barna nga lista esenciale, fondi i sigurimeve shëndetësore dhe probleme tjera me të cilat përballet ky sektor. Ajo i tha ministrit se edhe pas premtimeve të tij, në spitale ende mungojnë barnat esenciale dhe se një gjë e tillë, sipas saj është e pajustifikueshme.

“Në bazë të kësaj që edhe ju po e thoni dhe ne po e dimë, po del se sistemi shëndetësor ka qenë në greminë shumë të thellë. Dhe që të nxirret prej kësaj ne e dimë që duhet shumë punë dhe përgjegjësi dhe duhet që të punojmë të gjithë bashkërisht”, tha Baftiu.

Por ministri Ismaili tha se ka bërë aq sa ka mundur, pasi që e ka gjetur këtë sektor në gjendje të rëndë. Sipas tij situata sa i përket furnizimit me barna është shumë më e përmirësuar, por se ka pasur pengesa të llojllojshme, si blerje barnave me çmime të larta dhe se ne këtë sektor ka pasur një gjendje konfuze me mos llogaridhënie të plotë.

Ndërsa tha se janë duke punuar me qëllim që të bëhet revidimi i listës së barnave esenciale, e cila tha se nuk është bërë që nga viti 2012 dhe se kjo do të bëhet në konsultim dhe me ekspertë të OSHP-së, të cilët kanë përvojë në këtë drejtim. Ai tha se shpreson që revidimi i listës esenciale do të ndodh në këtë vit. Ai ka folur dhe për fondin e sigurimeve shëndetësore për të cilin tha se është duke u punuar dhe në këtë drejtim.

 

“Ne sot këtu bashkë me juve edhe ju edhe ne po merremi më shumë më pasojat, e keq funksionimit të sistemit shëndetësor siç është mungesa e barnave. Siç është mungesa e aparaturave të ndryshme, por dhe kualiteti i dobët i shërbimeve shëndetësorë. Dhe më pak apo pak shumë po merremi me çështje thelbësore që do i zgjidhnin këto probleme. Ju jeni duke i mundu me i zgjidh pasojat, pa shku te thelbi i punës suaj e cila është politik bërja dhe reforma. Me shume siç po shihet dhe këto muajt e fundit dhe tani, po merreni me zgjidhjen e çështjeve emergjenteve kryesisht të problemeve ad hoc që po dalin në sistemin shëndetësor, mungesa barnave , dështimeve përgjegjësisë ë mjekëve. Por nuk po shohim një reformë shëndetësore”, tha ai.

Temat: