11:20 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ministri Ismaili: Për 1 muaj shpëtohen 6 jetë nga trajtimi i infarktit brenda 2 orëve

Ministri i  Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një konferencë shtypi, në QKUK, ka njoftuar se nga lëshimi i programit për trajtimin e infarktit në dy orët e para, për vetëm një muaj janë shpëtuar 6 jetë.

Ministri Ismaili ka thënë se me këtë program, kur një qytetar, do të ballafaqohet me sulmin në zemër, kudo që jeton ai në Kosovë, brenda dy orëve do të reagojë i gjithë zinxhiri shëndetësor, me procedura të përshpejtuara dhe pa asnjë vonesë do ta sjellë atë në QKUK, për t’ia shpëtuar jetën.

“Me këtë shërbim ne do të arrijmë që të shpëtojmë shumë më shumë jetë të qytetarëve, por edhe të luftojmë korrupsionin, i cili për shumë vjet ka varfëruar qytetarët tanë.  Që nga lëshimi i këtij programi pak ditë më parë, profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike ua kanë shpëtuar jetën 6 personave.  6 persona sot më shumë gëzojnë shëndet dhe vazhdojnë të  bëjnë më të mirë jetën e familjeve të tyre falë këtij intervenimi të shpejtë që kemi krijuar”, ka thënë ministri Ismaili.

Ai më tej, ka thënë se në përpjekjet për të luftuar korrupsionin që ka varfëruar qytetarët, krijimi i shërbimit 24- orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin është shërbimi për të cilin sot të gjithë janë më krenarë dhe më të sigurt.