11:08 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / k.v

Ministri Krasniqi konfirmon rastin e kërcënimit nga Burim Rreci

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi, është kërcënuar sot nga sekretari i pezulluar i MTI-së, Burim Rreci.

IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ndërsa vetë ministri Krasniqi ka deklaruar se është intervistuar nga hetuesit policorë.

Kërcënimi ka ndodhur sot për arsyeje ende të panjohura.

Rikujtojmë se në shtator të këtij viti, ministri Krasniqi e kishte pezulluar nga puna sekretarin Rreci.

“Bazuar në legjislacionin në fuqi, si edhe për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga z.Burim Rreci, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi. Kjo masë është masë parandaluese dhe nuk prejudikon rezultatin final të vendimit”, thuhet në vendimin e ministrit Vesel Krasniqi./IndeksOnline/