15:00 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / B O

Ministri Krasniqi prezent në hapjen e punëtorisë për hartimin e projektligjit për vetqeverisje lokale

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marrë pjesë në hapjen e punëtorisë për hartimin e projektligjit për vetëqeverisje lokale, e cila parasheh hartimin e refromës se kornizës ligjore për plotësim – ndryshimin e ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03 / L-040.

Gjatë fjalimit të tij, Ministri Krasniqi, ka vlerësuar lartë rolin e nivelit lokal në zhvillimin e vendit dhe përmirsimin e jetesës së qytetarëve.

Komunat sot gëzojnë shkallë të lartë të vetëqeverisjes lokale dhe inkurajojnë e sigurojnë pjesëmarrje aktive të të gjithë qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në organet e komunës.

Vetëqeverisja lokale në Kosovë promovon po ashtu sjelljen demokratike, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe garanton një sistem kontrolli të ndërsjellë në nivel komunal për të siguruar respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë’.

Reforma për Vetëqeverisje Lokale është një nga pikat kryesore në kuadër të objektivave të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.