09:22 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Ministri Krasniqi priti në takim ambasadorin e OSBE –së, Michael Davenport

Në vazhgën e takimeve, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Z, Elbert Krasniqi ka zhvilluar takimin me ambasadorin e Misionit të OSBE -së në Kosovë, z.Michael Davenport.

Gjatë takimit, ministri i MAPL-së z.Krasniqi dhe ambasadori i OSBE-së z. Davenport diskutuan planin e përbashkët ndërmjet MAPL-së dhe OSBE-së, si dhe u dakorduan për aktivitetet e përbashkëta ndërmjet tyre në fusha të ndryshme.

Duke e uruar ministrin Krasniqi për pozitën e re si Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ambasadori Davenport theksoi gatishmërinë e misionit të OSBE-së për të ofruar mbështetje për ministrinë dhe komunat të Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit, ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin Davenport për përkrahjen e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe gatishmërinë për bashkëpunim në mbështetje të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.