15:28 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / B O

Ministri Krasniqi tregon rëndësinë e aprovimit të Projekt-Rregullores në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, një nga aprovimit ishte edhe shqyrtimi i Projekt-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores NR.10/2019 për shqyrtim administrativ të akteve të komunave.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka treguar rëndësinë e aprovimit të kësaj rregulloreje.

“Sot në mbledhjen e 39-të, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është aprovuar shqyrtimi i Projekt-rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores NR.10/2019 për shqyrtim administrativ të akteve të komunave.
Lidhur me këtë, kam theksuar se “Projekt Rregullorja është e një rëndësie të veçantë e cila përcakton procedurat për shqyrtimin dhe vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunave, përcakton obligimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ministrive të linjës dhe institucioneve tjera përgjegjëse për këtë proces” shkruan ministri Krasniqi në njoftim./Indeksonline/