19:54 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / AR

Ministri Krasniqi: Turp, në disa lokale të gastronomisë nuk iu shërbehet komuniteteve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve.

Ai tregon se për një rast të tillë, dje e kanë informuar edhe nga Gjakova, raporton Indeksonline.

Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë“, tha ai.

Njoftimi i plotë:

Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime!

Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!

Mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantoj dhe zhvilloj bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët.

Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë!

Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre!