17:41 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / OSH

Ministri Krasniqi viziton fshatrat shqiptare në veri të Kosovës

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar disa nga fshatrat në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se përkrah nënkryetarit të komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi ka vizituar fshatrat Lipë, Boletin dhe Zhazhë.

Përkrah ministrit Krasniqi dhe nënkryetarit Kelmendi ishin edhe shefi i zyrës për komunitete, Lulzim Peci dhe këshilltari në MPB, Erden Atiq.

“Koordinimi me secilën komunë të Republikës së Kosovës dhe implementimi i projekteve në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.