75 Mall Live Search
17:39 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri Lluka gëzon filloristët: Do t’i pajisë të gjitha shkollat në Kosovë me printer 3D, robot e lego

Ministri i Zhvillimir Ekonomik, Valdrin Lluka ka zhvilluar një takim me  Berat Bejtullahun, drejtorin e shkollës fillore “Yll Morina”.

Me këtë rast ai ka thënë se ministria që ai drejton do të vazhdoj t’i pajisë të gjitha shkollat në Kosovës me qendra kreative prinder 3D, robot, lego dhe pajisje të ngjashme, për ti dhënë mundësi fëmijëve të zhvillohen në fushat inxhinierike në të ardhmën, për çka edhe i premtova drejtorit që do të punojmë pa ndalur në këtë drejtim.

Njoftimi i tij i plotë në Facebook:

Sot pata kënaqësinë të pres në zyre drejtorin e shkollës fillore “Yll Morina”, Berat Bejtullahu, së bashku me stafin e tij të cilët kanë kërkuar përkrahje për të përmirësuar cilësinë e edukimit në fushën e sektorit të teknologjisë informative  dhe për të rritur komoditetin e nxënësve gjatë qëndrimit ditor në klasë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të vazhdoj ti pajis të gjitha shkollat në Kosovë  me qendra kreative (printer 3D, robot, lego dhe paisje të ngjashme) për ti dhënë mundësi fëmijëve tanë të zhvillohen në fushat inxhinierike në të ardhmën, për çka edhe i premtova drejtorit që do të punojmë pa ndalur në këtë drejtim.

Gjithashtu, i sigurova që do të bëjmë këtë shkollë efiçiente në aspektin energjetike, që do të siguronte ambient më të ngrohtë dhe kushte më të mira për nxënësit.

Nxënësit duhen të fokusohen në mësime dhe jo në temperaturat e klasës apo mungësn e paisjeve që mundëson zhvillimin intelektual të tyre.