18:16 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Njëra ndër lodrat më të famshme, feston 60 vjetorin

Kompania e lojërave më të famshme në botë, tani ka mbushur 60 vjet.

Në janar 1958, është nënshkruar edhe licenca origjinale nga Godtfred Kirk Christiansen.

Që atëherë, lodrat daneze për ndërtim është shndërruar në një markë globale, me minifigura të gjetura në dhomën e pothuajse çdo fëmije në mbarë botën.

Lego ka vazhduar të krijoj tullat e para e deri më sot, kur edhe janë bërë më të përkryera.

Para licencimit të tyre, këto tulla janë quajtur “Lidhja e Tullave Automatike”, përderisa emri LEGO u konceptua nga fjala daneze “Leg Godt”, që do të thotë “luaj mirë”.

Ndryshe, Christiansen nga Billund i Danimarkës, ka filluar të bëj lodra të tilla nga druri në vitin 1932.

Më pas ato kanë evoluar në ato të plastikës dhe janë bërë aq të popullarizuar sa që janë ndër lodrat më të shitura në botë./Indeksonline/