75 Mall Live Search
20:24 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Lluka jep lajm të mirë për ngrohtoret qendrore në komunat kryesore të Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është shprehur i gëzuar pasi është vendosur që të financohet studimi i fizibilitetit dhe studimi mbi ndikimin ambiental dhe social për ngrohtoret qendrore në të gjitha komunat kryesore të Kosovës.

Lluka, ka thënë se ëndrron të shoh të gjithë vendin të mbuluar me ngrohtore qendrore, shkruan Indeksonline.

“Disa kalkulime fillestare tregojnë që investimi i kërkuar për të gjitha ngrohtoret është rreth 400 milionë EUR . Kjo pritet të konfirmohet nga ky studim që ka marrë aprovim dhe që do të përcaktoj se me çfarë lënde djegëse mund të funksionoj”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Shkrimi i plotë:

Jam shumë i gëzuar që është vendosur në favor të kërkesës sonë që të financohet  studimi i fizibilitetit dhe studimi mbi ndikimin ambiental dhe social për ngrohtoret qëndrore të të gjitha komunave kryesore të Kosovës, si pjesë e Korinzës Investuese për Ballkanin Perendimor (WBIF), financuar nga Banka Investuese Evropiane.

Ëndërroj të shoh të gjithë Kosovën të mbuluar me ngrohtore qendrore. Kjo jo vetëm që përmirëson ajrin dhe stabilitetin energjetik në vend, por dukshëm përmirëson kualitetin e jetës për qytetarët tanë.

Disa kalkulime fillestare tregojnë që investimi i kërkuar për të gjitha ngrohtoret është rreth 400 milionë EUR . Kjo pritet të konfirmohet nga ky studim që ka marrë aprovim dhe që do të përcaktoj se me çfarë lënde djegëse mund të funksionoj.

Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një strukturë e përzier e përbashkët e Komisionit Evropian, Institucioneve Financiare pjesëmarrëse (FI), donatorëve bilateralë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ofruar fonde për projektet strategjike të investimeve në vendet përfituese./Indeksonline/