15:46 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rugova tregon pse dha dorëheqje nga posti i Drejtorit të Kulturës në Prishtinë

Yll Rugova, tashmë i dorëhequr nga posti i Drejtorit të Kulturës në Prishtinë ka sqaruar se pse është larguar nga kjo pozitë. Rugova ka bërë të ditur se dorëheqjen e tij e bëri më 22 nëntor, pak pasi që PSD ka shkarkuar nga posti i kryetarit dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje Rugova ka shtuar se dorëheqja e tij nuk është heqje dorë nga projektet e rëndësishme kulturore, e shoqërore që janë nisur, e as nga projektet e rëndësishme programore që janë proklamuar bashkërisht, por sipas tij është heqje dore nga qeverisja e zbehtë e Prishtinës që e ka shkëputur tash edhe bashkëpunimin me Vetëvendosjen, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Rugovës:

Sqarim për opinionin

Këto ditë edhe formalisht kam dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të kulturës, për arsyet që i kam bërë publike tashmë.

Më duhet të them edhe njëhere se dorëheqja ime nuk është asessi heqje dorë nga projektet e rëndësishme kulturore, e shoqërore që janë nisur, e as nga projektet e rëndësishme progamore që janë proklamuar bashkarisht, por është heqje dorë nga qeverisja e zbehtë e Prishtinës që e ka shkëputur tash edhe bashkëpunimin me Vetëvendosjen.

Do të fokusohem në rolin tim brenda Lëvizjes Vetëvendosje për ta mbrojtur vizionin qeverisës për Prishtinën dhe për ta bërë gati programin e ri për të ardhmen.

#prishtina

(Kohët e fundit më është dashur të jap shumë sqarime në lidhje me dorëheqjen andaj e pashë të udhës ta bëj publik këtë njoftim.)