14:31 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri Lluka: Nëse dështon projekti ‘Kosova e Re’, humbim 19.7 milionë euro

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka ka deklaruar sot se nëse dështon projekti për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, Kosova rrezikon të humbas 19.7 milionë euro.

Përgjatë raportimit të tij në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Lluka ka sqaruar se projekti është duke u realizuar në bazë të planit, transmeton Indeksonline.

Sipas Llukës edhe pse Banka Botërore nuk e  përkrah këtë projekt, termocentrali i ri do të ndërtohet./Indeksonline/

Temat: