14:37 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas taksës 100%, ministri kosovar paralajmëron masa më të ashpra ndaj Serbisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Ai në një postim në Facebook, ka paralajmëruar se masat do të ashpërsohen, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Llukës:

Lajm direkt nga mbledhja e Qeverisë: Sapo u vendos 100% taksë produkteve nga Serbia dhe Bosna.

Këto masa do të vazhdojnë të ashpërsohen deri në vendosjen e bilancit të drejtë në raportet e Kosovës me Serbi. /Indeksonline/