20:19 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ministri Lluka për Bahtirin: Kërcënimet nuk e ndalojnë ta bëjë Mitrovicën qytet të mirëfilltë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka reaguar pas kërcënimeve që i janë bërë kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ai ka folur për bashkëpunimin që ka folur me të duke treguar se asnjëherë nuk është ndarë nga ideja për zhvillimin e Mitrovicës, transmeton Indeksonline.

“Ka kaluar në sfida të vështira duke e ditur që operon me teritorin më të vështirë në Kosovë, me probleme të trasheguara. Gjatë mandateve të tij, ka arritur të ulë numrin e incidenteve ndëretnike në minimum dhe vazhdon të luftoj për një Mitrovicë të qetë dhe të paqës. “, ka shkruar ai mes tjerash në reagimin e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Ka tashmë mbi 7 vite që bashkëpunoj me Kryetarin e Mitrovices, Agim Bahtiri, dhe as edhe njëherë të vetme nuk është ndarë nga ideja për zhvillimin e Mitrovicës. Ka kaluar në sfida të vështira duke e ditur që operon me teritorin më të vështirë në Kosovë ??, me probleme të trasheguara.

Gjatë mandateve të tij, ka arritur të ulë numrin e incidenteve ndëretnike në minimum dhe vazhdon të luftoj për një Mitrovicë të qetë dhe të paqës.

Me atë se sa e njoh unë, asgjë nuk e ndalon Agimin drejtë arritjes së plotë të misionit për ta bërë Mitrovicën qytet të mirëfilltë dhe të sigurtë për qytetarët, lëre më një kërcnim anonim.

Mitrovica  #meAgimin