10:54 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / L K

Ministri Peci pret në takim Oden e Hotelierisë dhe Turizmit, Deliaj jep detaje

Me rastin e ditës botërore të Turizmit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka pritur në takim anëtarët e Odës që përfaqëson këtë sektor.

Armend Deliaj nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka dhënë më shumë detaje për këtë takim.

“Me rastin e dites Boterore te Turizmit sot ishim ne takim tek ministri i bujqësis z. Faton Peci ku ministri na bëri pritje te ngrohtë dhe të frytshëm për bashkpunim. Kryetari i OHT – Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen V. Sogojeva me ekipen e tij z. Afrim Muçiqi, z. Sadik Gashi dhe Armend Delijaj paraqiten të arriturat e Odës si dhe i ofruam bashkëpunim me qëllim për zhvillimit e turizmit rural si dhe nderlidhjen e bujqëve dhe blegëtorve në zonat rurale dhe malore me objektet hoteliere, që produktet e tyre bio të jenë në secilin restorant apo bujtin. Po ashtu Oda është e gatshme te ju ofroj trajnime dhe promovimin e agroturizmit” ka thënë Deliaj në njoftim.