11:52 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019

Ministri Reçica me një lajm për punëkërkuesit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se MPMS-ja në bashkëpunim me UNDP-në do të mbështesin rreth 70 punëkërkues të papunë, nëpërmjet fazës të dytë të Programit të vetëpunësimit për të cilin ministri bëri të ditur se shpallet nga sot.

Statusi i plotë i ministrit Reçica:

Përpjekjet tona për rritje të mundësive për punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat e Punësimit, nëpërmjet kyçjes së tyre në masa aktive të tregut të punës, kanë qenë të vazhdueshme dhe në rritje.

Pas suksesit të fazës së parë të Programit të Vetëpunësimit, nëpërmjet të cilit u kemi dhënë rastin 144 punëkërkuesve të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 29 punëkërkuesve të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, bashkë me partnerin tonë UNDP sot shpallim të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit. Nëpërmjet tij, ne do të mbështesim rreth 50 punëkërkues të riatdhesuar në tërë Kosovën dhe 21 punëkërkues të rregullt në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës.

Programi do të jetë i hapur për aplikim nga sot deri më 30 Shtator 2019. Për më shumë informacione rreth procesit të aplikimit, vizitoni faqen e MPMS-së https://mpms.rks-gov.net/ apo të APRK-së https://aprk.rks-gov.net/ si dhe drejtohuni në Zyrat Komunale të Punësimit në të githa komunat e Republikës se Kosovës.