10:50 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ministri serb: Marrëveshje historike dhe e mirë në Washington

Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq thotë se marrëveshja e nënshkruar në Washington është historike dhe e mirë për vendin e tij.

Sipas tij, opozita nuk ka vërejtje thelbësore për përmbajtjen e saj, por për merren me atë se me çfarë lloj lapsi ishte nënshkruar dhe ku është ulur kush.

Ai deklaroi për TV Pink se Shtetet e Bashkuara janë një fuqi e madhe në anën e shqiptarëve të Kosovës dhe se ata janë promovuesit e pavarësisë së Kosovës, dhe kujtoi se për Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të BE-së, Kosova është e pavarur dhe se ata e shohin atë në këtë mënyrë.

Mos i humb