10:19 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministri serb: Vetëm kështu mund të formohet Asociacioni në Kosovë!

Njëri prej zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë është duke kërkuar që Moska të jetë pjesë e bisedimeve ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kryetari i Partisë Serbe Kombëtare (SNP), njëherësh ministri për Inovacionin, Teknologjisë dhe Zhvillim, Nenad Popoviq e ka quajtur të turpshme arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës.

Sipas tij, ka ardhur koha që Beogradi zyrtar ta ftojë Rusinë që të angazhohen në mënyrë aktive në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, transmeton Indeksonline

“Vetëm me përfshirjen e Rusisë në dialogun mund të garantohet siguria e popullit serbë dhe mbrojtja e interesave të tyre në Kosovë. Pra, me këtë veprim mund të përmbushur në plotni detyrimi për formimin e Asocicionin të Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ai.

Ai dënoi ashpër arrestimin e drejtorit Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

“U bëj thirrje popullit serb që të bashkohen rreth politikës kombëtare të udhëheqjes dhe të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit, për shkak se ajo është tani më i nevojshëm”, tha presidenti i SNP.

Në fund, ai shtoi se “Kosova ka qenë gjithmonë, për presidentin e Serbisë dhe për qeverinë serbe, është dhe do të jetë zemra e Serbisë”. /Indeksonline/

Temat: