14:01 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri shqiptar kundërshtoi taksën ndaj Serbisë, reagojnë prodhuesit kosovarë

Klubi i Prodhueseve ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, i cili nuk e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ju vihet taksë prej 100% produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Ahmetaj e ka quajtur taksën si të pashëndetshëm për të dy ekonomitë, transmeton Indeksonline.

Klubi i Prodhuesve shpreson që ky është vetëm një gafë personale e Ahmatajt dhe nuk shpreh qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.  /Indeksonline/