23:02 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Ministri shqiptar tregon qytetet ku punojnë 40 grupe kriminale

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se nga 40 grupe kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë, deri tani janë shkatërruar shtatë të tilla. Nga qytetet ku krimi është aktiv, Xhafaj renditi të parën Tiranën, e ndjekur nga Vlora dhe Durrësi. Prezencë kriminale, tha Xhafaj, ka edhe në qytetet e tjera si Shkodër, Lezhë, Fier dhe Elbasan.

“Nga 40 grupe kriminale, deri tani kemi shkatërruar 7 grupe. Ata janë pas hekurave. Qytetet ku ka prezencë më të madhe të këtyre grupeve janë Tirana, Vlora, Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri dhe Elbasani. Këto janë qytetet që kanë grupe kriminale aktive”, – tha Xhafaj në Report Tv. Sipas tij, vitin e kaluar u sekuestruan 40 milionë euro pasuri.