18:02 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrahje mes dy grupeve në “Kodrën e Trimave”

Një rrahje mes dy grupeve ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline thonë se disa të rinj janë rrahur me mjete të forta me ç’rast është dëmtuar edhe një veturë e tipit “Audi”.

Nga kjo rrahje masive disa persona kanë pësuar lëndime të rënda ndërsa në vendin e ngjarjes më pas është parë edhe Policia e Kosovës.

Mësohet se pas rrahjes disa persona kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur./Indeksonline/