00:11 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / Gj. Sh

Ministri Sveçla shkon në Bërnjak për të parë se a po respektohet marrëveshja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, për ta shikuar nga afër se a po respektohet marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, për lëvizje të lirë.

Marrëveshja parasheh që implementimi i saj të fillojë me një shtator të këtij viti, ku do të mundësohej lëvizja e lirë përmes letërnjoftimeve përmes kufirit Kosovë-Serbi.

Gazetarët e RTV Dukagjinit të cilët janë në terren ende nuk kanë mundur ta konfirmojnë se a po respektohet marrëveshja apo jo.

Kjo marrëveshje ishte arritur në vitin 2011, por deri më tani nuk ishte implementuar.

Ministri i Punëve të Brendshme gjatë ditës së mërkurë kishte folur edhe për mundësinë që Serbia të mos e respektojë marrëveshjen e fundit për lëvizje të lirë. Sipas tij, nëse kjo ndodh, Kosova do të vazhdojë ta implementojë masën e reciprocitetit dhe të lëshojë dokumente për hyrje-dalje, për shtetasit serbë.